Një aksident me fatalitet u regjistruar ditën e djeshme në rrugën Lipjan-Shtime, ku një person humbi jetën teksa një tjetër u lëndua pas përplasjes së tre automjeteve mes vete.

Siç konfirmoi Policia ngjarja ndodhi rreth orës 12:45 teksa në aksident u përfshinë një kamion dhe dy vetura.

Personi që humbi tragjikisht jetën në këtë aksident është Hanor Prapashtica.

Për vdekjet e tij, kanë shkruar edhe familjarët, ku kanë dhënë detaje rreth ceremonisë së varrimit.

Të ndjerit do t’i jepet sot lamtumira e fundit, në varrezat e Arbërisë në kohën e ikindisë 14:00.