Një mërgimtar nga Kosova ka vdekur në Mekë pasi kishte kryer ritualin e Umrës.

Mësohet se i ndjeri është Kenan Haliti nga Ferizaj, i moshës rreth 50 vjeçar.

Ai kishte jetuar në Gjermani. Haliti vdiq teksa po shkonte drejt aeroportit për t’u kthyer nga Umra.

Sipas informacioneve, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një infarkt.

Ai do të varroset në Mekë. Kenani ka lënë pas vetes bashkëshorten dhe nëntë fëmijë.