E dhimbshme: I riu nga Malisheva e ka të kryer magjistraturën, por punon punë krahu që 10 vite

Edison Telaku quhet i riu nga Malisheva, i cili ka përfunduar studimet në Master në degën e Sociologjisë. Ai sot punon në madem të gurëve, pasi nuk ka mundur të gjejë punë në degën që ai ka studiuar. 

Telaku i cili ka përfunduar studimet në Master në degën e Sociologjisë, sot punon në madem të gurëve. Madem i gurëve është vend ku nxirren gurë dekorues për rregullimin e oborrit dhe të mureve.

Ai ka 10 vite që kur ka përfunduar studimet Master në drejtimin e sociologjisë në Universitetin e Prishtinës. I riu nuk ka arritur të gjejë punë në profesionin që ai ka dhe kështu ai është detyruar të punojë punë krahu.

Ndryshe Telaku nuk është i vetmi prej të rinjve që nuk ka arritur të gjejë punë pas përfundimit të studimeve, raste të tilla ka me mijëra në vend. Shumë prej tyre punojnë punë krahu me fakultet ose kanë lëshuar Kosovën.