Njëra nga tragjeditë më të mëdha që ka goditur Maqedoninë, me theks të veçantë shqiptarët në atë shtet është humbja e jetëve të 45 qytetarëve mbrëmë.
Në mesin e të vdekurëve u raportua se kishte fëmijë dhe familje të cilat ishin brenda autobusit të djegur.
Dy motrat e familjes Muhaxheri kishin qenë në autobusin që u bë shkrumb e hi, ndërsa aty vdiq edhe Anesa.
Përmes një postimi, atë e ka kujtuar edhe shkolla në të cilën ajo vijonte mësimet e saja.
Postimi i plotë:
Shoqata Edukative “Parimi” shpreh ngushëllime për të gjithë viktimat e sotme të përfshirë në aksidentin tragjike në Bullgari. E veçmas ngushëllim shprehim për prindërit e nxënësve tona Anesa Muhaxheri, që ishin bashkë me motrën e saj, e që humbën jetën në këtë aksidentin tragjik.Zoti i Madh ua shtoftë sabrin familjarëve dhe të gjithë viktimat i gradoftë me Xhennet.”Te Allahut jemi dhe te Ai do kthehemi”!







