Spanjë

E dënuan duke ia shkëputur internetin, adoleshenti kryen krim në familje

Një 15-vjeçar spanjoll ka vrarë me pushkë prindërit dhe vëllain e tij të vogël, duke tronditur opinionin publik spanjoll.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Elçe, ndërkohë që detajet janë të denja për një film horror. I riu, pasi i ka vrarë, ka qëndruar me kufomat për 3 ditë në shtëpi, ditë në të cilat nuk ka shkuar në shkollë.

Policia po heton për shkaqet e kësaj vrasjeje të trefishtë brenda familjes, ndërsa mediat spanjolle publikojnë se gjithçka lidhet me notat e këqija që merrte adoleshenti në shkollë.

Sipas “El Pais”, pas një sherri me të ëmën, kjo e fundit i ka hequr internetin djalit të saj për ta dënuar.

Gjithçka u zbulua pasi djali ka takuar rastësisht në rrugë një nga fqinjët, që e pyeti se përse kishte disa ditë që nuk ia kishte parë prindërit. Fare qetësisht, djali iu përgjigj se i kishte vrarë disa ditë më parë. F

qinja njoftoi të afërmit e djalit, të cilët shkuan në shtëpi dhe zbuluan krimin makabër.