E dashura e Pique lë nam në rrugë, përplaset me shtyllën pasi tentoi të fshihej nga kamera

Ish-lojtari i Barcelonës Gerard Pique dhe e dashura e tij e re Clara Chia janë përsëri në qendër të vëmendjes.

Çifti në fjalë është “sulmuar” shumë kohët e fundit në rrjetet sociale pasi fansat nuk e kanë pritur mirë tradhtinë e Pique ndaj Shakirës.

Një video që po qarkullon në internet, shihet një gazetar që i shkon pranë çiftit në rrugët e Barcelonës dhe i ka pyetur për marrëdhënien e tyre me Shakirën.

Në tentativë për t’ju fshehur kamerave, Clara fshihet pas Piques, por në një moment, ajo përplaset me një shtyllë. Pas këtij incidenti, lojtari spanjoll filloi të bënte shaka me të dhe filloi të qeshte. Ky veprim i Piques nuk është pritur mirë nga ndjekësit në rrjetet sociale dhe e kanë sulmuar përsëri për mënyrën se si ai e trajton të dashurën e tij.