E çuditshme, Dortmundi po fitonte 2-0 deri minutën e 89, pastaj pëson 3 gola

Fitorja e parë në Bundesliga këtë sezon për Ëerder Bremen ka ardhur në mënyrën më të pabesueshme që mund të kemi parë ndonjëherë…E gjitha brenda 6 minutash, e gjitha gati në kohën shtesë, kur verdhezinjtë fikën motorët dhe hoqën prizën duke pësuar tre gola nga minuta e 89-të deri në të 95’…

Deri në minutën e 77-të ndeshja po shkonte mjaft mirë me dy golat e shënuar nga Brandt dhe Guerrero. Por, më pas do të vinte ajo që askush se priste… Buschanan, Schmidt dhe Burke do të dënonin verdhezinjtë në mënyrën më të pabesueshme duke i rrëmbyer 3 pikët dhe duke lënë publikun në heshtje totale dhe disa vërshëllima…

Ne ndeshjet e tjera, Mainz ka arritur nje fitore me vlera ne fushen e Augsburg madje edhe duke humbur penallti, ndersa Leverkusen ka bërë një humbje vërtet të turpshme brenda fushe. Aspirinat u mundën me rezultatin e thellë 0-3 nga Hoffenheim si ekip udhetues.

Mjafton Grifo te Freiburg për të mundur Stuttgart ndërsa barazim pas gola sfida mes Ëolfësburg dhe Schalke 0-4 ku ndodhi e pabesueshmja me Terodde. Dy herë iu përsërit penalltia qe humbi dhe te treten herë humbi sërish…