E bujshme nga Spanja, Barcelona planifikon të transferojë lojtarin e Real Madrid

Barcelona po studion një transferim të bujshëm nga rivali kryesor, Real Madridi.

Siç raporton “Mundo Deportivo”, klubi Blaugrana po mendon të nënshkruajë me Marco Asensio.

Anësorit spanjoll i skadon kontrata më 30 qershor dhe nuk ka plan të rinovojë, duke qenë se koha e tij e lojës në sezonet e fundit ka qenë shumë e ulët.

Problemi i vetëm për Barcelonën mund të jetë konkurrenca e madhe për Asensio./Demokracia.com/