FIFA i ka bllokuar Chelseat mundësinë për të blerë lojtarë të rinj në skuadër deri në vitin 2020. Kjo do të thotë se në dy dritaret e transferimeve të ardhshme “Blutë” e Londrës nuk mund të afrojnë asnjë element të ri në skuadër.
Ky ndëshkim ka ardhur për shkak të parregullsive që klubi anglez ka bërë me nënshkrimin dhe transferimin e lojtarëve nën 18 vjeç.
The FIFA Disciplinary Committee has sanctioned the English club Chelsea FC and The Football Association for breaches relating to the international transfer and registration of players under the age of 18. Read more on @FIFAcom ▶️ https://t.co/iTpcozM7Mz
— FIFA Media (@fifamedia) February 22, 2019
Përveç dënimit është dhënë edhe një gjobë financiare prej 610 mijë franga zvicerane, si dhe një gjobë prej 510 mijë franga zvicerane për Federatën e Futbollit të Anglisë. Kjo masë nuk vlen për ekipin e femrave dhe futsal, po ashtu Chelsea ka të drejtë të shesë lojtarë.
Kujtojmë që këto dënime më parë i ka vuajtur edhe Barcelona, Atletico Madrid, Real Madrid dhe PSG po hetohet.







