Luis Suarez

E ardhmja e paqartë e Luis Suarez, kërkohet nga shumë skuadra

Luis Suarez vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi kontrata me Gremion skadon pas dy muajve.

Sulmuesi uruguaian ka kontratë me skuadrën braziliane deri më 31 dhjetor dhe do të mbetet i lirë, pasi nuk po mendon rinovimin e saj.

36-vjeçari ka shumë oferta para vetës dhe ende nuk e ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën pas aventurës braziliane.

Trajneri i Inter Miamit, Gerard Martino publikisht ka kërkuar afrimin e Luis Suerez në skuadër për të krijuar një partneritet të shkëlqyer në sulm me Leo Messin.

Kjo ka bërë që tifozët e kësaj skuadre të ëndërrojnë transferimin e Suarezit në MLS.

Por skuadra amerikane nuk do ta ketë aspak të lehtë transferimin e uruguaianit, pasi gara për t’i siguruar shërbimet e tij është shumë e madhe.

River Plate është një tjetër skuadër që dëshiron transferimin e tij, por në garë janë edhe skuadrat nga Katari dhe Arabia Saudite.

Gjithsesi ESPN ka raportuar se vendimtar për të ardhmen e tij pritet të jetë Leo Messi dhe Suarez në fund do të ribashkohet me Messin.