Klubi anglez po mendon ta shesë futbollistin shqiptar në fund të sezonit, pasi ai po shfaq pasiguri në mbrojtje.

E ardhmja e Shkodran Mustafit duket të jetë larg Arsenalit.

Mbrojtësi shqiptar nuk po i jep siguri mbrojtjes së “Gunners”, prandaj largimi i tij duket i pashmangshëm.

Trajneri Unai Emery e ka humbur besimin tek përfaqësuesi gjerman dhe po mendon për shitjen e tij.

Futbollisti shqiptar nga Maqedonia ka luajtur në 20 ndeshje këtë sezon.

Përkundër faktit se i ka realizuar dy gola, ai ka hasur në vështirësi në mbrojtje.

Prandaj, mediat britanike raportojnë se Arsenali është duke i menduar tashmë opsionet që do ta zëvendësojnë Mustafin në Londër.

Ish-futbollisti i Sampdorias dhe Valencias nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në futbollin gjerman.

Kohëve të fundit kritikat janë shtuar edhe ndaj futbollistit tjetër shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.