E ardhmja e Baftiut dhe Hoxhës në dyshim, flet presidenti i Ballkanit

Blend Baftiu dhe Arbër Hoxha ende nuk kanë kompletuar transferimin e tyre në klubin turk Alayanspor nga Ballkani.

Dyshja e talentuar pas përfundimit të Superligës janë lidhur me shumë klube, por presidenti i klubit nga Theranda e kishte konfirmuar në rrjetin e tij social Facebook, se të dy futbollistët do të transferohen në kampionatin turk.

“Ende jemi në pritje. Nuk ka asgjë zyrtare”, ka deklaruar Arsim Kabashi për “Zëri.info”.

Kujtojmë se Hoxha është duke e kaluar momentalisht një dëmtim të rëndë të pësuar në gju gjatë kampionatit.

Ndryshe, talenti tjetër i Ballkanit, Jetmir Topalli tashmë ka firmosur edhe zyrtarisht dhe i është bashkuar ekipit nga Turqia, Yeni Malatyaspor.