E ardhmja e Allegrit në Angli

Duket se e ardhmja e Massimiliano Allegrit është në Angli, pasi ai është ndër favoritët për ta marrë drejtimin e Manchester United, Arsenalit apo Tottenhamit.

Ish trajneri i Juventusit është i papunë momentalisht, pasi e shkëputi marrëveshjen me bardhezinjtë pas përfundimit të sezonit të kaluar.

Ai i fitoi pesë tituj radhazi në Serie A dhe e arriti finalen e Ligës së Kampionëve dy herë gjatë kësaj periudhe.

Ka muaj që Allegri ndjek kursin në gjuhën angleze dhe duket se puna e tij e radhës do të jetë në Premierligën angleze.

Tashmë është përfolur se italiani mund ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit apo Arsenalit.

Por, sot The Sun dhe Mirror shkruajnë se Allegri është kandidat serioz për postin e trajnerit të Tottenhamit, e cili e ka nisur sezonin shumë dobët nën udhëheqjen e Maurizio Pochettinos.

loading…