Dzeko nuk e di të ardhmen e tij

Edin Dzeko me golin e tij, trembi Italinë por Bosnje Hercegovina doli pa pikë nga sfida ndaj të kaltërve pasi në fund u mposht 2-1 pavarësisht golit të sulmuesit të Romës.

33-vjeçari i intervistuar në fund të takimit, u pyet për të ardhmen e tij.

Edhe pse ndodhet shumë afër kalimit te Interi, Dzeko nuk konfirmoi asgjë por në krahun tjetër as nuk përgënjeshtroi, duke lënë gjithçka të hapur dhe duke shtuar se tashmë vëmendja e tij është te pushimet.