Aeroporti

Dyshohet se tentoi që me leje qëndrim të falsifikuar të udhëtojë përmes aeroportit, arrestohet nga policia  

Policia e Kosovës njofton se një person është arrestuar mbrëmë në Aeroportin “Adem Jashari” pasi i njëjti kishte tentuar që me leje qëndrim të një shteti tjetër, që dyshohet të jetë i falsifikuar, të udhëtonte.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“ANP. Adem Jashari 24.02.2024, 20:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull/k, pasi që i njëjti kishte prezantuar leje qëndrimin e një shteti tjetër me të cilin kishte tentuar të udhëtonte i cili dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

VIDEO BONUS: LDK e AAK thirrje Qeverisë: Çështjet e brendshme të Kosovës s’duhet të diskutohen me Serbinë