Dyshohet se shitnin mjaltë që rrezikonte shëndetin, Prokuroria ndalon për 48 orë pesë personat që u arrestuan dje


Prokuroria Themelore e Ferizajt ka dhënë detaje lidhur me aksionin e djeshëm, ku u arrestuan pesë persona për shkak të dyshimit të veprave penale “Kontrabandimi i  mallrave”, “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë” dhe “Mashtrimi i blerësve” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të arrestuarit, K.Gj., E.Gj., Q.Sh., M.Sh. dhe E.I.,, janë ndaluar për 48 orë.

Sipas Prokurorisë, të njëjtit dyshohen se kanë shitur mjaltë të kontrabanduar që nuk i plotëson kushtet e nevojshme për konsum dhe se përmbanë substanca të dëmshme për shëndetin dhe paraqet rrezik të madh për shëndetin e qytetarëve të cilët e blenë këtë produkt.

Ata dyshohen se që nga marsi i vitit 2023 e në vazhdimësi edhe tani, përmes pikës kufitare që lidh Kosovën me Maqedonin e Veriut,  të pandehurit, kalojnë vijën kufitare duke bartur mallëra dhe shmangin kontrollin doganorë, ashtu që me mjete të ndryshme të transportit duke shfrytëzuar rrugët ilegale nëpër rrugë malore dhe rrugë të tjera kontrabandojnë mallra të emëruara si “mjaltë”  me origjinë nga vende të ndryshme.