Guild Eagles

Dyshohet se përdoren “çica”, reagon “Sinnopsy”: Nëse janë kaq të fortë urime, por do shohim së shpejti!

Ëndrra për të luajtur në ESL Pro League për Guild Eagles nuk është realizuar pasi që kanë humbur në ndeshjen finale.

Finalja e kualifikimeve për ESL Pro League, i takoi ekipit hungarez Pera që fituan me rezultat 2-0.

Por, tifozët e këtij sporti dyshuan se kundërshtari i shqiptarëve luajti me “çica” gjatë kësaj loje që kishte rëndësi të veçantë.

Lojtari i njohur me nofkën “Sinnopsy”, Dionis Budeci ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me këto pretendime.

“S’kam asgjë për të thënë, vetëm që jam i trishtuar dhe keq. Kjo ishte loja më e keqe në jetën time. Nëse këta djem janë kaq të mirë dhe luajnë CS përfekt, me informacionin dhe gjithçka që bëjnë, nuk dua të bëjë gjykime. Punë të mbarë atyre. Së shpejti do të zbulojmë stilin e tyre të lojës në RMR”, u shpreh Dionisi në rrjetet sociale

Kujtojmë që ekipi hungarez kualifikohet në ESL Pro League, ndërsa Guild Eagles do të tentojë të sigurojë kualifikimin për Major në turnetë e radhës.