S.J., nga Elbasani, dyshohet se e ka goditur qëllimshëm me veturë këmbësorin I.O., po ashtu nga Elbasani, sot në Pejë. I.O., ka vdekur si pasojë e plagëve të marra. Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, e ka konfirmuar arrestimin e  S.J., nën dyshimet për veprën penale Vrasje e rëndë me qëllim hakmarrje.

Gjithashtu është gjetur vetura e cila dyshohet se është përdorë në këtë rast.

“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale vrasje e rëndë me qellime hakemarreje”, tha Nikçi.

Nikçi tha se prokurori dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.