Pejë

Dyshohet se dhunoi një grua, pejani arrestohet e më pas lirohet

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një vajzë.

Rasti ka ndodhur ditën e shtunë.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën femër kosovare. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar në shtëpinë e sigurt”.