Prishtinë

Dyshohet për deponim të parave të falsifikuara në Prishtinë, punëtorja e një banke lajmëron policinë

Një punëtore e një banke ka raportuar se gjatë muajit gusht dhe shtator nga persona të ndryshëm janë deponuar një shumë parash të falsifikuara.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 08:55 në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

“Ankuesja femër kosovare, punëtore e një banke, ka raportuar se gjatë muajit gusht dhe shtator, nga persona të ndryshëm janë deponuar një shumë parash, 1 x 50 euro, 256 x 1 euro dhe 130 x 2 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raport.

Po ashtu sipas raportit, monedhat janë konfiskuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori.