MINT

Dymbëdhjetë kompani nga Kosova do të marrin pjesë në Panairin “Swissbau 2024” në Zvicër

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit në Kosovë (SHPDK), ka siguruar hapësirën ekspozuese në këtë panair për kompanitë vendore.

Në hapje të panairit do të marrin pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

Pjesëmarrja e kryeministrit Kurti dhe Ministres Hajdari, në hapjen e këtij panairi, thekson përkushtimin e Qeverisë për përkrahjen dhe promovimin e sektorit privat të biznesit në vend, si dhe hapjen e mundësive të reja në tregjet ndërkombëtare.

Ky panair ofron një platformë të shkëlqyeshme për promovimin e produkteve të përpunimit të drurit nga kompanitë kosovare, ndërkohë që u jep atyre mundësinë të njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare dhe të zhvillojnë marrëveshje bashkëpunimi me kompani të jashtme, duke synuar rritjen e eksportit.

Prodhimet e dymbëdhjetë kompanive nga Kosova që merren me përpunimin e drurit, nga data 16 deri 19 janar 2024 do të promovohen në Panairin “Swissbau 2024” dhe do të jenë të ekspozuara në Hall 1.1, Booth no.A60, B60 dhe A90, Basel, Zvicër.

BONUS VIDEO:Një tjetër hap i rëndësishëm përpara për rrugën Prizren-Tetovë, në Shkup nënshkruhet marrëveshja