Nga largimi në verë te rinovimi i kontratës pas vetëm pak muajsh.

Paulo Dybala ka rifituar zemrat e të gjithë juventinëve përfshirë edhe ato të drejtuesve dhe të trajnerit Sarri pasi tifozët gjithmonë e kanë dashur.

Dy golat ndaj Lokomotivës së Moskës kanë bërë që drejtuesit bardhezinj t’i propozojnë rinovimin e kontratës aktuale, sulmuesit argjentinas e cila i skadon në verën e vitit 2022.

Ideja është për të zgjatur deri në vitin 2023 marrëveshjen aktuale me pagën e Dybalas që pritet të rritet nga 7,5 milionë euro në 10 milionë euro.

loading…