Më në fund, edhe Paulo Dybala u dorëzua. Sipas mediave argjentinase, Paulo nuk ishte i bindur për martesën, por në realitet ai thjesht priste momentin e duhur.
Dhe e gjeti, pasi i kërkoi partneres Oriana Sabatini të martohej me të. Unaza (e bukur) e diamantit ishte e pashmangshme. Ajo tha “po” dhe së bashku kanë publikuar foton e propozimit me shkrimin:
“Përgjithmonë”. Dybala më pas zbuloi se ku i bëri propozimin për martesë Orianës, në shatërvanin Trevi. Nuk mund të kishte një mjedis më romantik.
Miq të veçantë ishin të pranishëm: Morata dhe gruaja e tij Alice, si dhe Leandro Paredes me gruan. Vetë Paredes filmoi momentin kur Dybala u gjunjëzua për të bërë propozimin. Mes komenteve të ndryshme në foton e postuar nga Dybala dhe Oriana shumë miq të famshëm e uruan çiftin, përfshirë Morata e Alice Campello, Chiara Ferragni, Nicolas Tagliafico dhe bashkëlojtarë të tjerë të Argjentinës.







