Sulmuesi i Juventusit, Paolo Dybala mendon se përmirësimi i atmosferës në grup te Argjentina është celësi i 3 fitoreve në 5 ndeshjet e fundit të kombëtares latine.
Argjentina triumfoi 2-0 ndaj Mekiskës mbrëmë në miqësoren e parë nga dy sa do të zhvillojnë këto dy kombëtare.
Dybala zhvilloi 72 minuta në këtë përballje ndërsa golat u realizuan nga Funes Mori dhe autogoli i Brizuelas.
“Ne po punojmë mirë. E kam thënë edhe në ndeshjet e kaluara, grupi i lojtarëve është shumë i mirë dhe ne të gjithë jemi t’i zbatojmë ato që na thotë trajneri. Secili tenton të ndihmojë, atmosfera është e mirë dhe kjo mund të kuptohet edhe nga rezultatet e koleksionuara në takimet e fundit”, u shpreh Dybala.
Në shtator trajner i përkohëshëm te Argjentina është emëruar Lionel Scaloni, pas shkarkimit të Jorge Sampaolit.







