Paulo Dybala u kthye i motivuar dhe plot entuziazëm nga Argjentina, falë golit të shënuar ndaj Meksikës, i pari më fanellën e kombëtares pas 18 ndeshjes.
Lumturinë e tij e shprehu edhe në Instagram, ku në pak orë ka marrë thuajse 1 milionë pëlqime. Për Dybalan ishte goli i shtatë sezonal, pas gjashtë finalizimeve me fanellën e Juventusit, katër në Champions dhe dy në Serie A.
I lidhur në kontratë me Juventusin deri në vititn 2022, mbetet një ndër më të kërkuarit në merkato nga klubet e mëdha europiane.
Ndër pretendentët më seriozë është Bayerni. Pas fjalëve vlerësuese të Rummenigge, e përditshmja gjermane “Bild” sjell fjalët e vetë protagonistit argjentinas për të ardhmen e tij.
“Jam i lumtur që luaj për Juventusin. Kemi objektiva të mëdha dhe jam i përqendruar vetëm për të arritur synimet tona. Merkatoja e futbollistëve nuk më shqetëson aspak”, tha Dybala
Dybala do të kthehet këtë të enjte në stërvitje me Juventusin dhe do të ketë vetëm dy ditë kohë për t’u përgatitur për takimin e “Allianz Stadium” me Spalin.







