Dybala hedh poshtë mundësinë e transferimit te Manchester United

Paulo Dybala ka thënë se është i lumtur te Juventusi duke i mohuar zërat e kalimit te Manchester United.

Është raportuar se “Djajtë e Kuq” dëshirojnë të ribashkojnë në “Old Trafford” yllin argjentinas me ish bashkëlojtarin e tij te Juventusi, Paul Pogban por Dybala që e shënoi golin e fitores në Manchester ndaj Unitedit nuk ka shprehur interes për t’u transferuar në Angli, teksa përmendi përshtatjen me Cristiano Ronaldon.

“Nuk jam duke menduar për transferimin diku tjetër, për momentin jam i lumtur te Juventusi dhe fokusi im është të fitoj të gjithë trofetë. Prej se ka ardhur Ronaldo ne kemi qenë të lumtur dhe vazhdojmë të jemi. Mendoj se kemi bërë mirë së bashku duke shënuar gola të rëndësishëm për Juventusin. Cristiano ka pak kohë që është transferuar këtu por ne të gjithë jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e tij”, theksoi Dybala.

Ish sulmuesi i Palermos ka shënuar 2 gola në 9 paraqitje këtë stinor në Serie A, ndërsa numëron edhe 4 gola tjerë në Champions League.