Dy zyrtarë Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë rezultojnë pozitiv me COVID-19

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se me Rekomandim të Departamentit Shëndetësor të Burgjeve, IKSHPK ka  kryer analiza për 31 zyrtarë korrektues të Qendrës së Paraburgimit në Mitrovicë, me ç’rast kanë rezultuar pozitiv vetëm  dy zyrtarë korrektues.

“Të njëjtit  janë liruar nga detyra për tu vendosur në vetë-karantinë. Pas gjithë kësaj,  edhe pse nuk ka pasur ndonjë indicje që dikush nga të burgosurit të është prekur nga Virusi Covid 19, SHKK së bashku me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve ka bërë kërkesë IKSHPK–së për testimin e 48 të burgosurve të kësaj qendre”, është thënë në një komunikatë

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, me ç` rast njofton opinionin publik se çdo gjë është nënë kontrolle dhe nuk ka nevojë për panik.