Angli

Dy tifozë të Brightonit shtrohen në spital të plagosur, janë goditën me thikë në Romë

Dy tifozë të Brighton janë shtruar në spitalin e Romës, pasi u goditën me thikë në prag të ndeshjes së skuadrës së tyre në Europa League, në kryeqytetin italian.

Sipas mediave italiane, një punonjës restoranti ka telefonuar policinë pak pas mesnatës të së mërkurës, duke thënë se dy tifozë kishin ardhur duke kërkuar ndihmë, pasi u goditën me thikë aty pranë.

Njëri prej tyre kishte tre plagë në kofshën e majtë, ndërsa tjetri ishte goditur me thikë në kofshën e djathtë. Me sa duket, atyre u ishte vjedhur edhe një çantë shpine me një portofol dhe dokumente.

Tifozët e moshës 28 dhe 29 vjeç janë dërguar në spitale të ndryshme. Për t’i shpëtuar zemërimit të sulmuesve, të cilët i plagosën me thikë në këmbë , të dy u strehuan në një restorant në via di Monte Polacco, ku pronari thirri policinë.

Roma pret Brighton këtë të enjte në ndeshjen e parë të fazës së 16-të të Europa League.