Dy të rritur dhe dy fëmijë gjenden të vdekur në një banesë në Londër

Katër persona janë gjetur të vdekur në një banesë në perëndim të Londrës.

Bëhet fjalë për një burrë dhe një grua rreth të 30-ave, një vajzë 11-vjeçare dhe një djalë trevjeçar, raporton SkyNews, përcjell KlanKosova.tv.

Të vdekurit besohet se janë të afërm, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.

“Hetimi është na fazën fillestare, por në të dhënat e para që kemi, nuk jemi duke parë që dikush tjetër të ketë lidhje me rastin”, ka thënë kryeinspektori Sean Wilson.