Dy të rinj shqiptarë urdhërojnë ushtarët grekë ta thërrasin emrin e Meriton Mjekiqit, moderatorit kosovar – “çmendën” grekët

Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku duket se 2 shqiptarë po u japin urdhra ushtarëve grekë.

Pas publikimit të kësaj videoje, autoritetet janë tronditur dhe kanë nisur menjëherë hetimet.

Në video dy të rinj me origjinë shqiptare, duke sikur po “përshëndesin” shokët tyre nga Shqipëria në “rrugën 5 maji”, siç edhe përmendet në video.

Njëri prej tyre i cili duket të ketë një rol drejtues urdhëron ushtarët grek të përsërisin emrin e njërit prej djemve që po përshëndesin, “Me Ri Toni”, ndërkohë ushtarët e përsërisin pa hezitim.

Ata në video shihen se e kanë bërë tagg moderatorin e njohur kosovar, Meriton Mjekiqin dhe labelin kosovar “GjonBlack”

Sipas mediave greke, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë së Greqisë ka nisur një hetim në lidhje me rrethanat e xhirimit të saj dhe nëse në të ka fyerje për Greqinë apo ushtrinë vendase.

Ka me mijëra shqiptarë që përmbushin detyrimin ushtarak në Greqi, si kusht për të marrë nënshtetësinë.