Dy synimet e Milot Rashicës

Milot Rashica ka dy synime që shpreson t’i arrijë këtë vit me Kosovën dhe Werder Bremenin.

Ai gjatë një interviste për mediumet gjermane nga kampi stërvitor në Spanjë ka thënë se me Kosovën synon të kualifikohet në kampionatin evropian, derisa me Bremenin të mbijetojë në Bundesligën e Gjermanisë, transmeton KTV.

Me Kosovën ai në mars do të paraqitet në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, derisa me Werderin zë vendin e parafundit me 14 pikë.

Rashica ka folur gjithashtu edhe për paraqitjet e tij me klubin gjerman duke theksuar se dëshiron të përmirësohet edhe më shumë.

Sulmuesi nga Vushtrria këtë edicion në 15 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

Ai me klubin gjerman ka kontratë deri në verën e vitit 2022.