Ndeshja

Dy supergola në ndeshjen Watford-Chelsea

Janë shënuar dy gola në minutat shtesë në ndeshjen Watford-Chelsea

Ishte Eden Hazard që ka shënuar një gol të bukur në minutën e 46-të të pjesës së parë.

Ai mori një top të mirë nga Kovacic dhe pasi kaloi portierin shënon golin e parë për blutë e Londrës.

Por, dy minuta më vonë me vole shënoi Pereyra për ta barazuar rezultatin.