Serie A - LIVE

Dy super gola në ndeshjen Milan vs. SPAL (VIDEO)

Janë realizuar dy super gola të shpejtë në ndeshjen Milan – SPAL.

Për befasinë e të gjithëve, ishte skuadra mysafire që e para gjeti rrugën e golit.

Ishte minuta e 12’ kur Andrea Petagna realizoi një gol të bukur me të majtën dhe i dha epërsinë skuadrës së tij.

Por, reagimi ishte i menjhëhershëm nga “rosonerët”, të cilët me anë të Castillejos barazuan rezultatin.

Kjo ndeshje është me rëndësi të madhe për Gattuso, pasi vetëm fitorja ia mbanë vendin e trajnerit.

Shikoni më poshtë golat e Petagna dhe Castillejo.