Dy super derbi për top-4she në Serie A luhen sot

“Lufta” për top-4she në Serie A është e jashtëzakonshme këtë edicion.

Gjashtë ekipe, Lazio, Juventus, Inter, Atalanta, Milan e Roma po luftojnë për tri pozitat e mbetura që dërgojnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.

Ndërkohë sot do të zhvillohen dy ndeshje direkte për top-4she, shkruan Gazeta Express.

Milan do të përballet me Lazion në “San Siro” me fillim nga ora 15:00.

Milan momentalisht është në pozitën e gjashtë me 58 pikë, gjashtë më pak se Lazio që mban vendin e dytë.

Ndërsa, nga ora 18:00 do të luhet një tjetër ndeshje interesante. Në “Olimpico”, Roma do ta presë Interin.

Ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho mban pozitën e shtatë me 58 pikë, kurse zikaltrit janë në vendin e katërt me dy pikë më shumë.