Dy të rinj nga rajoni i Drenicës kanë raportuar një shkelje që sipas tyre ka ndodhur në kompaninë private të shitjes së ushqimit të shpejt “Extreme Pizza” me pikë në Aktash.

Y.G. dhe A.K. (emra të njohur për Ballkani.info) kanë thënë për portalin tonë se janë larguar padrejtësisht nga puna.

Të rinjët janë nga Drenica dhe vijojnë studimet në Prishtinë, shkruan Ballkani.info

A.K. kishte filluar punën në muajin e kaluar si shpërndarës i porosive në këtë kompani, teksa menaxheri i ndërrimit përgjegjës P.A. i kishte thënë se ka nevojë edhe për një tjetër “Deliver”, kështu A.K. ia propozoi një të afërt të tij Y.G.

Arsyeja e largimit sipas dy të dëmtuarve është kjo: “Në ndrrimin e pasditës ka ardhur një menaxher tjetër, ndërsa menaxheri P.A. kishte rënë në pozitë nga detyra e menaxherit në punëtor të thjeshtë. P.A. kishte dalur në ndërrimin e paraditës. Menaxheri i ri iu ka thënë se e ka ekipen e tij për ndërrimin e masditës dhe nuk ka vend për Y.G. që kishte provuar të punësohej në këtë kompani përmes tri ditësh praktik”.

Me të thënë kështu Y.G. kishte provuar të marrë një arsye më konkrete pasi që ndërrimi i paraditës për të nuk ishte i përshtatshëm, dhe nuk kishte shkuar për të punuar në atë ndërrim. Ai tha për redaksinë tonë se menaxheri i ri i kishte drejtuar me “Nuk po du me iu mbajtë edhe qe”, kështu që i riu kishte kërkuar kompenzim për dy ditët që sipas tij ishin të çuar dëm, raporton Ballkani.info.

Një ditë më vonë A.K. që nuk ishte larguar nga puna mëson që edhe ai është larguar nga puna sepse kishte sjellë njerëz jo të denjë në këtë kompani.

A.K. thotë që ishte ndër më të dalluarit në këtë kompani në cilësinë në të cilën punonte. Ballkani.info ka kontaktuar edhe me menaxherin përgjegjës të kompanisë “Extreme Pizza”, Brendon Krasniqi.

Ai tha se këto akuza nuk qëndrojnë.

Tutje Krasniqi tha se A.K. ishte larguar pasi që ishte shoqëruar me Y.G. në diskutimin për pagesën dy ditorëshe të tij.

“Me një fjalë djemtë na kanë kërcënuar për pagesën”, tha Krasniqi.

Ballkani.info ka tentuar që të kontaktojë edhe me bashkëpronaren e “Extreme Pizza”-s por e tilla nuk është përgjigjur. /Ballkani.info/