Pas takimit që u mbajt në Pejë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, dy delegacionet kanë vazhduar për homazhe në Prekaz.

Në takimin e mbajtur në Pejë, dy kabinetet e qeverive u fotografuan edhe me Kampionen e Xhudos nga Kosova, Majlinda Kelmendin dhe trajnerin e saj, Driton Kuka.

E takimin e ka përshëndetur edhe trajneri Kuka përmes një postimi në Facebook duke thënë se të mëdhenjtë e Kombit u përjetësuan sot në Prizren, përcjell Ballkani.info.

Postimi i plotë:

Të mëdhenjtë e Kombit u përjetësuan sot në Prizren!
Shtatoret e Sylejman Vokshit,Abdyl Frashërit dhe Ymer Prizrenit sot sjellën unitet.
Ekipi ynë gjatë Ceremonisë me krerët e dy shteteve tona! /Ballkani.info/