Zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se dy pjesëtarë të Policisë kanë pësuar lëndime trupore pas incidentit jashtë stadiumit në Ferizaj.
Ndërsa, ka bërë të ditur se janë shoqëruar katër persona në stacionin policor për intervistim.
𝐃𝐞𝐤𝐥𝐚𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐞 𝐩𝐥𝐨𝐭𝐞̈ (𝐩𝐚 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐡𝐲𝐫𝐣𝐞):
Me datën 28.09.2025 pasi ka filluar ndeshja futbollistike për garat e Superligës së Kosovës, në mes të Ferizajt dhe Prishtinës, policia e Ferizajt ka parandaluar një tentim përleshje mes tifozëve jashtë tribunave.
Me këtë rast policia ka shoqëruar 4 persona në stacionin policor në Ferizaj për intervistim, ndërsa dy pjesërë të policisë kanë pësuar lendime trupore dhe për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj.
Janë marrë masat shtesë nga policia për mbarëvajtjen e kësaj ndeshjeje.







