Lajmi i fundit

Dy të vdekur nga një vetëaksident në Shajkovc të Podujevës, një tjetër i lënduar rëndë

Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku që ka ndodhur sonte rreth orës 20:30 në rrugën Shajkovc, saktësisht në fshatin Sfeqël të Komunës së Podujevës, raporton Ballkani.info.

Lajmin për Ballkani.Info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:30 në rrugën që lidhë fshatin Sfeqël me fshatin Shajkovc të Podujevës , ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një veturë. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Dy nga personat e lënduar nuk kanë arrit të përballojnë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe të njëjtit kanë vdekur”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka treguar se vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

“Me hetimin e zbardhjen e shkaqeve të këtij vetëaksidenti, po merren hetuesit nga Njësiti i Trafikut”, ka thënë tuje Ahmeti. /Ballkani.info/