Dy persona sulmojnë dy policë në Skenderaj, njëri dërgohet në spital pas lëndimeve

Dy persona kishin kanosur dy zyrtarë policorë në Skenderaj.

Në raportin 24-orësh thuhet se, rasti ka ndodhur pasi policia i kishte ndaluar në trafik dhe të njëjtit kishin refuzuar t’ia jepnin dokumente pastaj kishin penguar arrestimin e njërit prej tyre.

KANOSJE & PENGIM I PERSONIT ZYRTAR GJATË KRYERJES SË DETYRËS ZYRTARE/Rr. Fadil Rrustemi, Skenderaj 03.09.2022 – 20:42. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se i kanë kanosur dy zyrtarë policor dhe penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Të dyshuarit derisa kishin qenë me veturë në lëvize ishin ndaluar nga njësit policor njëri prej tyre ka refuzuar ti jap dokumentet kurse tjetri ka penguar arrestimin e tij”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë gjatë futjes nën kontroll njëri prej policëve ka pësuar lëndime dhe ka marr tretman mjekësor, gjithashtu  tretman mjekësor kanë marr edhe dy të dyshuarit të cilët me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Ballkani.info