Dy persona me koronavirus po luftojnë me jetën në Klinikën Infektive, gjendja tejtet kritike
Dy persona të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike.
Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës (QKUK), ka bërë të ditur se dy nga 47 të infektuarit që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive janë në gjendje kritike.
QKUK po ashtu ka bërë të ditur se 10 persona janë duke pritur rezultatet e mostrave, kurse katër raste kanë rezultuar negativ në COVID-19.
Sipas njoftimit nga 47 pacientë sa janë në Klinikën Infektive, 41 janë në gjendje stabile, 4 raste kanë nevojë për oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, 2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
Në Klinikën Infektive në QKUK, sipas raportit ditor, janë të hospitalizuar gjithsej 61 pacientë.
Me Covid-19 janë 47 raste, për 10 raste piten rezultatet e mostrave, kurse 4 raste kanë rezultuar negativ në Covid-19.
Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid-19 është si vijon;
47 raste të infektuar me Covid-19
41 kanë gjendje stabile
4 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive,
2 pacientë ndodhen në mjekimin intensiv, janë në gjendje të kritike dhe në ventilim mekanik.