Dy persona janë arrestuar pasi u përfshin në një grabitje me armë në Parallovë

Dy persona janë arrestuar sot nga policia e Gjilanit, në Fushë Kosovë dhe Prishtinë, pasi ishin të përfshirë me katër persona të tjerë në një grabitje të armatosur në fshatin Parallovë në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Në njoftimin e policisë thuhet se grabitja ka ndodhur më 18 nëntor të vitit 2021.

“Në këtë rast të dyshuarit e lartcekur duke përdorur armë zjarri të llojit AK/47 kishin shtënë në drejtim të një kombi të një kompanie për transportimin e parave të një banke, duke arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash”.

“Gjatë kontrollit në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të dy të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar si provë materiale për gjykatën: një pistoletë e llojit TT, dy karikatorë të armës së njëjtë, 13 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, para në vlerë 2600 euro, dy karikatorë të zbrazët të armës AK/47, një kondak i armës AK/47, 13 copë fishekë të armës AK/47 si dhe gjatë copë gëzhoja të kalibrit 7.62 mm. të pushkës automatike”, thuhet në njoftim