Skuadra e Stuttgartit II ka barazuar 2:2 ndaj RW Essen në javën e 19-të në 3. Liga në Gjermani.

Dy golat për ekipin mysafirë i shënuan futbollistët e Kombëtares së Kosovës.

Bëhet fjalë për Eliot Bujupin dhe Luan Simnica.

Bujupi fillimisht shënoi për shifrat 1:1 dhe më pas Simnica për 2:2.

Kujtojmë që skuadra e dy lojtarëve kosovarë gjendet në pozitën e 16-të  me vetëm 20 pikë të grumbulluara.