Profesor i kriminalistikës, Mensut Ademi, ka thënë që dy ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë burgosur dhe keqtrajtuar vitin e kaluar në Bullgari.

“Ne i kemi dy raste në Republikën e Kosovës që nuk janë mediatike. I kemi dy djem pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ku në Bullgari janë mbajtur diku mbi 30 ditë janë torturu”, ka thënë Ademi në Rubikon të Klan Kosovës.

“Nuk është nëpër media, unë u komp orpozuy aytre që janë torturu nga pjesëtarët e Shërbimit Bullgar në disa qytete vetëm pse janë shqiptarë dhe në fund kanë pasur kartela që kanë qenë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.

Ademi ka pohuar që ata tashmë i kanë nisur procedurat ligjore pas rekomandimit të tij.

“Ka ndodhur vitin e kalum. Është e drejtë e tyne dhe unë iu kom propozu atyre që të shkojnë t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre juridike”.

“Ata i kanë fillu tash procedurat me rekomandimin tim personal”.