Dy gola të shpejtë në ndeshjen Newcastle – Manchester City

Manchester City ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 0-1 në ndeshjen kundër Newcastle Unitedit, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin St.James Park, në kuadër të xhiros së 14-të të Premierligës.

Në minutën e 22-të të ndeshjes, Raheem Sterling e shfrytëzoi një pasim të mirë nga David Silva për ta kaluar skuadrën e Pep Guardiolës në epërsi.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Newcastle Unitedit të cilët kanë arritur ta barazojnë rezultatin në 1-1 në ndeshjen kundër Manchester Cityt, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin St.James Park, në kuadër të xhiros së 14-të të Premierligës.

Vetëm pak momente pasi Raheem Sterlingu e kaloi Manchester Cityn në epërsi, Jetro Williams e barazoi rezultatin për Newcastle.