Një lajm sa i bujshëm aq dhe i çuditshëm është duke qarkulluar në mediat holandeze.
Bëhet fjalë për shqiptarin e Kosovës, Donis Avdiaj.
Sipas “Soccernews.nl”, 22-vjeçari ka zgjuar interesin e 2 klubeve prestigjioze si Arsenali dhe Juventusi.
Avdiaj është pjesë e skuadrës së Willem 2 në kampionatin holandez, ku në 19 sfida ka arritur të realizojë 8 gola dhe ka dhuruar 6 asist.
Gjithsesi bëhet fjalë vetëm për një interesim nga Juventus dhe Arsenal, pasi nuk raportohet për ndonjë ofertë konkrete të mbërritur në adresë të klubit holandez.







