Bislim Zyrapi
Dy dokumente pranohen si prova materiale në Speciale gjatë dëshmisë së Zyrapit
Bislim Zyrapi, është duke e vazhduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), ai është marrë në pyetje gjatë ditës së hënë në pyetje nga prokurorja e Speciales, Clare Lawson, ku edhe janë pranuar dy dokumente si prova materiale.
Lawson e ka pyetur Zyrapin për bazën e shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që nga nëntori i 1998-së e deri në mars të 1999-së.
Teksa, është pyetur edhe për një dokument i cili përshkruante marrëdhëniet me vëzhguesit e OSBE-së.
Zyrapi, është pyetur edhe për nënshkrimin që ka dokumenti.
Ndërkaq, ka treguar se secila brigadë e UÇK-së, ka pasur kuadro mjekësore.
Pjesë nga intervistimi i Zyrapit nga prokurorja Clare Lawson:
Clare Lawson: Që nga nëntori i 98’së e deri në mars të 99’së, ku ka qenë me bazë shtabi i përgjithshëm?
Bislim Zyrapi: Nga nëntori i 98’së e deri në mars të 99’së, shtabi kryesisht në pjesën e madhe ka qenë në fshatin Divjak në malet e Berishës.
Clare Lawson: A e njihni vulën në këtë dokument dhe nënshkrimi i kujt është?
Bislim Zyrapi: Nënshkrimi është i Jakup Krasniqit.
Clare Lawson: Në dokument përshkruhen marrëdhëniet me vëzhguesit e OSBE-së, me çfarë dini ju bashkërendimi i punës me vëzhguesit e Tomit, ka qenë pjesë e detyrave që përmenden në këtë listë?
Bislimi Zyrapi: Po.
Clare Lawson: A ka pasur edhe kuadro mjekësore edhe ne brigade përveç në spitale?
Bislim Zyrapi: Në çdo brigadë ka pasur mjekë që kanë qenë, ose ndryshe i kemi quajtur ambulantë.
Clare Lawson: Për brigadën 121, kush ka qenë personi që ka mbuluar atë pjesë?
Bislim Zyrapi: Në atë kohë e ka mbuluar mjeku Fitim Selimi.
Kërkohet që të pranohet dokumenti si provë materiale dhe do të reklasifikohet.
Clare Lawson: A është e saktë që Sokol Dobruna, u emërua në sektorin juridik në kabinetin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së?
Bislim Zyrapi: Po.