Dy burra tentojnë ta rrëmbejnë një vajzë në Prishtinë: Njëri nga ta ishte ish i dashuri

Janë arrestuar dy persona në Prishtinë gjatë ditës së djeshme, të cilët kanë provuar ta rrëmbejnë një vajzë.

Njëri nga të arrestuarit kishte qenë i dashuri i viktimës me të cilën kishte bashkjetuar.

‘Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  kosovarë pasi të njëjtit kanë tentuar ta rrëmbejnë viktimën femër  kosovare me të cilën njëri i dyshuari kishte bashkëjetuar”, thuhert në njoftimin 24 orësh të policisë.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.