Perleshje

Dy burra e bëjnë për spital një person në Pejë

Dy persona kanë sulmuar fizikisht një person tjetër në Pejë.

Të dy të dyshuari janë arrestuar, dhe janë dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar  për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.