Dy persona kanë marrë lëndime të rënda pas një mosmarrëveshje për një konflikt pronësor në Ferizaj.

Policia ka njoftua se njëri prej tyre ka përfunduar në QKUK.

Po ashtu sipas Policisë dy të dyshuarit janë arrestuar dhe tek ta janë gjetur katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë

“Fsh. Burrnik, Ferizaj 14.10.2022 – 11:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje pronësore janë rrahur në mes vete. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt, ku njëri është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm. Gjatë kontrollit të shtëpive të tyre janë gjetur dhe sekuestruar katër pushkë gjuetie me 581 fishekë dhe një revole me 20 fishekë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.