Florian Dushi nga LDK-ja dhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, ka thënë se ajo që ka bërë sot u.d. e presidentit, Vjosa Osmani është në kundërshtim me ligjin, me Kushtetutën.

Sipas tij, ndërhyrja e Osmanit në KQZ dhe kërcënimi i anëtarëve të saj, po bëhet për t’i bërë favor partisë që i takon, Lëvizjes Vetëvendosjes, transmeton Ballkani.info.

“Ne shohim teksa i duartrokitën rrëzimit të qeverisë pikërisht me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ndërkaq sot bëjnë presion dhe shantazhojnë KQZ-në. Kjo është ndërhyrje brutale e zonjës Osmani, duke kërkuar që të kapërcehet një vendim që duhet të zbatohet dhe është i pastër”, ka thënë Dushi në T7.

Ai tutje ka thënë se kjo që ka bërë sot Vjosa Osmani është për të provuar që t’i displinojë anëtarët e KQZ-së, veçanërisht zonjën Valdete Daka dhe drejtpërdrejt për të ndikuar në PZAP dhe Gjykatën Supreme.

“Është lojë me paramendim që të dalë zonja Osmani në konferencë në prag të vendimit të PZAP-it. Osmani edhe për votat me postë ka bërë ndërhyrje flagrante. Është mjerim në çfarë pozite ka rënë Osmani si ushtruese e detyrës së presidentit, duke marrë detyra nga partia”, ka thënë Dushi, i cili ka qenë edhe anëtar i KQZ-së. /Ballkani.info/